Aktualitet

EMRAT/ Dyshohen se kanë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, arrestohen 2 vëllezër në Elbasan. Pjesë e operacionit d

27 Korrik 2020, 14:39 Nga DOSJA
EMRAT/ Dyshohen se kanë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit,

ELBASAN– Policia ka arrestuar ka zhvilluar sot një operacion në lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Deri tani mësohet se janë arrestuar 2 persona dhe një tjetër është shoqëruar.

Në pranga kanë rënë Ymer dhe Selim Menahasa, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen. Ata akuzohen se u kanë siguar makikën autorëve që ekzekutuan Emiljano Ramazanit tek “Rrethrrotullimi i luleve”.

Në aksionin për arrestimin e tij u angazhuan forcat “Shqiponja” dhe bashkë me ta është shoqëruar dhe një person tjetër.

Dy vëllezërit Menahasa janë pronar të një pike makinash të përdorura. Mësohet se në Elbasan kanë shkuar dhe krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.

Një javë më parë në Elbasan u ekzekutua Emiljano Ramazani. Ky i fundit u qëllua ndërsa po parkonte mjetin e tij poshtë banesës ku jetonte. Autorët më pas u larguan drejt Bradasheshit dhe dogjën makinën. 

(G.SH. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjeçari ne elbasan emiljano ramazani selim menahasa ymer menahasa arrestohet 40 vjeçari ne elbasan emiljano ramazani selim menahasa ymer menahasa

Sondazh

Poll