Aktualitet

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe tre të tjerëve

27 Korrik 2020, 14:35 Nga DOSJA
Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet

TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Më konkretisht, R.L. u arrestua për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Xh.H. dhe S.V. për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa M.N., për “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të mbetur në tentativë. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim edhe më herët.

Materialet i kaluan Prokuriorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, njeri prej tyre i shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 60 vjeç, pasi ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim M. N., 40 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: -Xh. H., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l. -S. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Toptanëve, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marredhenie seksuale me dhune policia e tiranes marredhenie seksuale me dhune policia e tiranes

Sondazh

Poll