Aktualitet

Meta i akordon titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” piktorit Qemal Grezda: Na la trashëgimi kryevepra me vlera

27 Korrik 2020, 13:58 Nga DOSJA
Meta i akordon titullin “Kalorës i Urdhërit të

TIRANË-Presidenti Ilir Meta i ka akorduar titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, piktorit Qamil Grezda. Kreu i shtetit ka vlerësuar Grezdën për zhvillimin tradicional të gjinive të peisazhit me cilësi të larta artistike dhe përgatitjen e brezave të rinj.

Më tej Meta ka shtuar, se Grezda na la trashëgimi kryevepra me vlerë kombëtare, që kapërcejnë kohën dhe dimensionet, me ndikim në breza dhe të pranishme në çdo kohë.

Postimi i plotë

Në vlerat e jashtëzakonshme të artistit të shquar dhe piktorit të mirënjohur, Qamil Grezda dallohen qartë tërheqja e veçantë për natyrën dhe ndjenjat e larta të atdhedashurisë që shprehen me madhështi në portretizimin e shumë figurave dhe ngjarjeve historike kombëtare. Si “grabitqar i bukurisë natyrore” dhe transmetues i frymës së dashurisë për Kosovën e Shqipërinë, Grezda i madh na la trashëgimi kryevepra me vlera kombëtare, që kapërcejnë kohën dhe dimensionet, me ndikim në breza dhe të pranishme në çdo kohë. Për kontributin e veçantë në realizimin e veprave të arteve pamore, duke lënë gjurmë në zhvillimin tradicional të gjinive të peizazhit e portretit me cilësi të lartë artistike, si dhe për përgatitjen e shumë gjeneratave të artistëve të rinj, pata nderin t’i akordoja Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Kënaqësi të shihja nga afër edhe shumë prej veprave të rralla të Qamil Grezdës, pjesë e koleksionit të vyer të familjes, që u ekspozuan në Presidencë nga djali i tij, skulptori i shquar, Ermir Grezda. Mirënjohje të gjithëve artistëve shqiptarë për vlerat e pasura kulturore që na lanë trashëgimi, duke na bërë krenarë, por që duhen mbrojtur e promovuar më së miri.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta qamil grezda ilir meta qamil grezda

Sondazh

Poll