Aktualitet

SPAK vendos zyrtarisht: Aida Hajna do të drejtojë “FBI-në shqiptare”

27 Korrik 2020, 05:25 Nga DOSJA
SPAK vendos zyrtarisht: Aida Hajna do të drejtojë “FBI-në

TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka vendosur emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Zyrtarisht mësohet se SPAK ka çuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emrin e numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila është e vetmja që i ka plotësuar kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare; Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj nuk i kanë plotësuar kriteret.

Por edhe pa u shpallur emri i fituesit të garës, procesi ka ngjallur reagime. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka disa ditë më parë në një konferencë për shtyp tregoi se fituesi ishte i parashikuar dhe ishte Aida Hajnaj.

Çfarë është BKH-ja?

BKH është një institucion, i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI.

Kryeprokurori i posaçëm i SPAK dhe dy prokurorë të Posaçëm do të zgjedhin drejtorin e BKH. Ky drejtor, do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida hajnaj artur beu ervin hodaj gara per bkh idajet faskaj aida hajnaj artur beu ervin hodaj gara per bkh idajet faskaj

Sondazh

Poll