Aktualitet

“Nuk zbatuan protokollet e COVID-19”, Policia kontrolle në të gjithë vendin: Kemi gjobitur 19 biznese

27 Korrik 2020, 13:25 Nga DOSJA
“Nuk zbatuan protokollet e COVID-19”, Policia kontrolle në

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin dhe njofton se ka gjobitur 19 biznese për moszbatimin e masave anti-COVID. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se bizneset nuk kanë zbatuar protokollet dhe nuk kishin fikur muzikën pas orës 20:00. 

Të gjithë administratorët e biznese kanë marrë nga 1 milionë Lekë gjobë dhe paralajmërohen subjektet e tjera që të zbatojnë të gjitha rregullat.

“Kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë. Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas kryerjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet intensive për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 11 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht: 7 lokale në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, shkruan Policia.

Prej ditësh Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19. Forca të shumta policie janë angazhuar në terren dhe nuk lejojnë muzikën pas orës 20:00, po ashtu kontrolle bëhet dhe për kubet e natës. Qeveria vendimin për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimit të muzikës pas orës 20:00 e mori në fillim të javës së kaluar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba bizneseve ndalimi i muzikes pas ores 20 policia e shtetit gjoba bizneseve ndalimi i muzikes pas ores 20 policia e shtetit

Sondazh

Poll