Bota

FOTOT: Maskat i zënë pritë në derën e shtëpisë, qëllohet me breshëri plumbash gazetari grek, RËNDË në spital. Gruaja

27 Korrik 2020, 06:49 Nga DOSJA
FOTOT: Maskat i zënë pritë në derën e

GREQI– Botuesi dhe publicisti grek Stefanos Chios, është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në hyrje të shtëpisë së tij. Sipas mediave greke, Chios është qëlluar në momentin kur po kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit kur persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. 

Si pasojë e breshërisë së plumbave, gazetari është qëlluar dy herë; një në qafë dhe një në brinjë, megjithatë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme por serioze. Ai u shpëtoi plumbave vetëm falë bllokimit të armës së njërit prej autorëve, ndërsa tjetri u shpërqëndrua nga zëri i gruas së gazetarit, e cila doli nga shtëpia për të parë ç’po ndodhte.

Autorët e krimit arritën që të largoheshin nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim edhe pse deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Hetimet për atentatin ndaj gazetarit po kryhen nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Policinë e Atikës.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi stefanos chios greqi stefanos chios

Sondazh

Poll