Aktualitet

Spiropali e tronditur për vdekjen e shoferit: Gani, s’kam më lot, s’kishe pirë kurrë një aspirinë… Nalta

27 Korrik 2020, 11:47 Nga DOSJA
Spiropali e tronditur për vdekjen e shoferit: Gani, s’kam më

TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka shprehur tronditjen e thellë pas ndarjes nga jeta të shoferit të saj për shkak të COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali thotë se gardisti Gani P., ka qenë një njeri i mirë e fisnik. Tronditja ka qenë aq e madhe thotë ajo sa edhe lotët i kanë mbaruar. Ministrja tregon njohjen me të, por edhe marrëdhënien me të bijën, Naltën, që siç thotë Spiropali e ka adhuruar e respektuar shoferin e të ëmës.

“Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi. 12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s’kishe pirë kurrë një aspirinë. Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s’kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë!”, shkruan Spiropali.

Gardisti  58-vjeçar, Gani P., ka ndërruar jetë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Viktima ka shërbyer si shoferi i ministres Elisa Spiropali për një vit e gjysmë, ndërsa me vdekjen e tij, numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 140.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elisa spiropali vdes shoferi i elisa spiropalit elisa spiropali vdes shoferi i elisa spiropalit

Sondazh

Poll