Politike

Përplasje në Kuvend/ “Ka kanabis në Qafë-Shtamë”, Ruçi i ngre zërin Gjuzit: Po del jashtë procedurës, boll tani

27 Korrik 2020, 08:23 Nga DOSJA
Përplasje në Kuvend/ “Ka kanabis në

TIRANË -Seanca plenare nisi me një përplasje mes kreut të Konservatorëve, Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjuzi, i ka kërkuar llogari Ruçit, se përse nuk ia dha fjalën, kur kërkoi të replikonte me kryeministrin. Kreu i Konservatorëve i tha Ruçit, se nëse kjo situatë do të përsëritet, do të jetë ai që do të mbajë përgjegjësi.

Ndër të tjera, Gjuzi u shpreh se në fshatin Qafë-Shtamë të Krujës ka kanabis. Ruçi nga ana tjetër u përgjigj, duke thënë se e vetmja përgjegjësi ishte, se nuk kishte marrë masë ndaj tij, për ndërhyrjet dhe shkeljet në mënyrë të përsëritur.

Gjuzi: Edhe herën e kaluar ju nuk lejuat deputetin konservator të replikonte me kryeministrin edhe pse bëri sarkazaëm, kur ndërkohë ka lënë qytetarët pa ujë. Zotëri është pa ujë kruja se ka kanabis në qafë shtamë.  Ju keni shkelur proceduren, po smund të rrija un që Rama flet për cështje kombëtare, kur bashkon duart me Vucicin  e Zaevin, tirana është më e rëndësishme se Beogradi dhe Shkupi. Nëse më pengoni herë tjetër përgjegjësia do të bijë me ju. Se pranoj Murrizin të thortë se Damiani do të bëjë listat 100%. Qeveria tranzitore do bëhet. ne shqiptarët s’duhet të lejojmë që më 30 Rama t’i marrë të gjitha. Nëse ai do të bëhet mbret se thonë është nip mbreti të shkojë të konkurojë. Kush jeni ju që të na hiqni koalicionet?

Ruçi: Po del jashtë procedurës tani, boll. Po kam përgjegjësi si drejtues, kam që skam marrë masë për ndërhyrje nga ana juaj dhe shkelje në mënyrë të përsëritur

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputeti kujtim gjuzi gramoz ruci seance plenare 27 korrik 2020 deputeti kujtim gjuzi gramoz ruci seance plenare 27 korrik 2020

Sondazh

Poll