“Kujdes”! Gjermania paralajmëron Ramën: “JO” ndryshimeve në Kushtetutë pa Opozitën jashtë Parlamen
27 Korrik 2020, 07:38Nga DOSJA
GJERMANI-Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive. Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten?” thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.
“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten? Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to. Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.
Paralajmërimi për kryeministrin Rama është i qartë dhe shkon në linjën e deklaratës së mëparshme të Bundestagut nga një prej figurave kryesore gjermane Johan Vadeful, i cili ka bërë të qartë se çdo ndryshim i njënashëm i kushtetutës në lidhje me zgjedhjet dhe koalicionet parazgjedhore, do të ketë pasoja për integrimin. Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe SHBA i kërkuan qeverisë të mos tentojë ndryshimet kushtetuese, pa gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e opozitës.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një foto familjare me tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Të pestë, kanë vendosur që pushimet...
TIRANË – Këshilli Politik, përveç dakordësive për Kodin Zgjedhor, ka prodhuar edhe shtatë amendamente. Të përkthyera në projektligje tashmë, amendam...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Damian Gjiknurit, i cili shprehej nuk ishte dakord me kërkesat e...
KOSOVË -Ditën e sotme mbushen dy vite nga ndarja nga jeta e veprimtaritarëve më të mëdhenj për lirinë e Kosovës, Adem Demaçi i njohur ndryshe edhe s...
TIRANË- Damian Gjiknuri, anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik ka reaguar pas mbledhjes së këtij institucioni, ku opozita e bashkuar dorëzoi kërkesën ...
TIRANË- Produkti i këshillit politik në funksion të marrëveshjes së 5 qershorit dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR konsistonte ne: 1. Miratimin e ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një një postim në mediat sociale hedh akuza kundër qeverisë për rënien e ekonomisë në vend. Në një reagim...
TIRANË- Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitim e organizuar nga Këshilli Atlantik. Sipas një njoftimi zyrtar në Këshilli, ...