Bota

Sekretari i Thesarit paraqet paketën ndihmëse: Amerikanët do të marrin në gusht edhe 1200 dollarë të tjera

26 Korrik 2020, 16:28 Nga DOSJA
Sekretari i Thesarit paraqet paketën ndihmëse: Amerikanët do

SHBA-Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, ditën e djeshme tha se republikanët do të bëjnë publike paketën ardhshme të ndihmës lidhur me pandeminë. Mnuchin u tha gazetarëve se zgjatja e afatit të ndihmave shtesë ishte përparësi për presidentin, Donald Trump.

Sekretari e quajti ndihmën e përjavshme 600 dollarë “qesharake” dhe shkurajuese që njerëzit të ktheheshin në punë. Ai tha gjithashtu se në muajin gusht amerikanët do të marrin një çek tjetër prej 1.200 dollarësh.

“Jemi të gatshëm të lëvizim shpejt”, tha zoti Mnuchin pas një takimi në Kongres me shefin në detyrë Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows duke shtuar se presidenti do ta “mbështesë” patjetër paketën republikane.

Skadimi në fund të korrikut i përfitimit të përjavshëm prej 600 dollarësh krahas pagesës që çdo amerikan merr si i papunë, shtyu republikanët të veprojnë, ndërsa demokratët miratuan planin e tyre prej 3 trilionë dollarësh.

Burimi:abc13.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba steven mnuchin koronavirusi ne shba steven mnuchin

Sondazh

Poll