Bota

Vijojnë protestat për vrasjen e George Floyd, protestuesit i vënë flakën dyqaneve, policia përgjigjet me tymuese e gaz lot

26 Korrik 2020, 14:23 Nga DOSJA
Vijojnë protestat për vrasjen e George Floyd, protestuesit i

SHBA-Një turmë protestuesisht kundër rracizmit ëshë përplasur me policinë në Seatle të SHBA-ve. Sipas mediave të huaja, policia përdori tymuese dhe spraj me piper për të shpërndarë turmat e protestuesve.

Mësohet se marshimi ishte në mbështetje të protestave në Portland, pas vrasjes së George Floyd nga një oficer policie. Mësohet se 45 protestues u arrestuan, ndërsa 21 të tjerë u lënduan.

Fillimisht protestuesit u mblodhën në mnyrë paqësore, ndërsa thërrisnin “Ne jetojmë në një shtet policor”, “Pa drejtësi nuk ka paqe”. Më pas me kalimin e minutave situata u agravua deri në përplasje me policinë.

Një grup protestuesish i vunë flakën disa godinave, përpara se të thyenin dritaret dhe të shkatërronin bizneset aty rrotull. Ata goditën oficerët me gurë, shishe dhe fishekzjarre. Një oficer përfundoi në spital“, thuhet në njoftimin e policisë.

Protestuesit morën zemër nga protestat në Portland, për të cilat presidenti Donald Trump dha urdhër të shtypen, pavarësisht kundërshtimeve nga zyrtarët e këtij shteti.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota policia perplaset me protestuesit ne shba protesta ne shba policia perplaset me protestuesit ne shba protesta ne shba

Sondazh

Poll