Bota

“Mund të na ndryshojë ADN-ja” / BBC hedh poshtë pretendimet kundër vaksinës së COVID-19

26 Korrik 2020, 14:30 Nga DOSJA

Një lëvizje kundër vaksinimit ka nisur në rrjetet sociale dhe se fundmi ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Fushata ka marrë shumë reagime pasi pretendon se vaksina do të ndryshojë tërësisht ADN-në e njerëzve. Madje gjithë reagimeve në rrjet i është bashkuar edhe mjekja Carrie Madej.

“Vaksina e Covid është krijuar për të na bërë organizma të modifikuar gjenetikisht,”- thotë ajo.

Ajo gjithashtu pretendon se vaksinat “do të na lidhin të gjithë me inteligjencën artificiale”. Pas postimit të videos shumë persona u revoltuan duke shprehur indinjatën e tyre kundër koronavirusit.

Michelle Roberts, editorialistja online e BBC-së për shëndetësinë ka ndërhyrë duke u shprehur se “vaksinat e reja i nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë përpara se të rekomandohen për përdorim të gjerë”.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carrie madej vaksina kunder koronavirusit carrie madej vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll