Bota

Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Shkon mbi 10 mijë të infektuar me COVID-19 

26 Korrik 2020, 14:08 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Shkon mbi 10 mijë të

MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ditën e sotme janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086.

Numri më i madh i të prekurve është në Shkup me 39 raste dhe Kumanova me 20 ndërsa numër më të vogël ka në 19 qytete tjera. Sipas Ministrisë, ditën e sotme nuk ka humbur jetën asnjë person me Covid-19 dhe  numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë mbetet 460 persona.

Së fundmi janë regjistruar 70 persona të shëruar  duke bërë që numri në total i pacientëve që kanë fituar betejën me Covid-19 të shkojë në 5,427 persona.

Burimi: .worldometers.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll