Bota

Sukses për sopranen shqiptare! Ermonela Jaho nominohet për çmimin ‘Këngëtarja e Vitit’ në Gjermani

26 Korrik 2020, 16:23 Nga DOSJA
Sukses për sopranen shqiptare! Ermonela Jaho nominohet për

GJERMANI- Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është nominuar për çmimin “Këngëtarja e Vitit” nga Opus Klasik- çmimi për muzikën klasike në Gjermani.

Javët në vazhdim në këtë event do të prezantohen të nominuarit për OPUS KLASIK 2020 dhe do të fillojnë me kategorinë e madhe ” Këngëtarja e Vitit “ në të cilën është nominuar sopranoja shqiptare.

Ky sukses nuk është i vetmi për Ermonelën pasi vite më parë ajo është përfshirë edhe në listën e tetë këngëtarëve më të mirë lirikë në garë për çmimin prestigjoz “International Opera Awards”.

Sopranoja ka fituar edhe një sërë konkursesh ndërkombëtare si: Giacomo Puccini në Milano, Spontini në Ankona, Zandonai në Rovereto, Çmimi i artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit e të tjerë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ermonela jaho soprano sukses ermonela jaho soprano sukses

Sondazh

Poll