Bota

Koreja e Veriut raporton rastin e parë të dyshuar për Covid-19, Kim Jong Un shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe izolon zon

26 Korrik 2020, 16:08 Nga DOSJA
Koreja e Veriut raporton rastin e parë të dyshuar për Covid-19,

KORE  E VERIUT– Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje emergjente pasi në vend u regjistrua një rast me Covid-19. Lajmin e dha agjencia shtetërore e lajmeve, e cila njoftoi se i infektuari ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut më 19 korrik.

Pacienti ishte kontrolluar dhe më pas futur në karantinë bashkë me të gjithë personat me të cilat kishte pasur kontakt në ditët e fundit.

Ndërkohë Kim Jong Un ka vendosur masa izolimi për rajonet rreth Kaesong-ut duke shpallur gjendjen e emergjencës në një nga zonat e Koresë së Veriut.

Mësohet se Komisioni Qendror Ushtarak i vendit do të hetojë njësinë përgjegjëse për hyrjen e paligjshme të të infektuarit duke përgatitur edhe një “dënim të rëndë”.

Burimi: CNN

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kore e veriut koronavirusi ne kore te veriut kore e veriut koronavirusi ne kore te veriut

Sondazh

Poll