Bota

Rriten mundësitë për punësim, Greqia shtyn lejet e posaçme për punonjësit sezonalë deri në fund të vitit

26 Korrik 2020, 13:55 Nga DOSJA
Rriten mundësitë për punësim, Greqia shtyn lejet e

GREQI-Qeveria greke ka shtyrë lejen e posaçme për punonjësit sezonalë deri në 31 dhjetor 2020. Qarkorja është dërguar pranë drejtorive të emigracionit në prefektura, të cilët urdhërohet të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë.

Për këdo që dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, duhet të aplikojë pranë zyrave të emigracionit, në prefekturën e zonës si dhe të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për puëntorët. Punëdhënësi duhet t’i gjejë banesën, ta sigurojë të paktën 20 ditë për 3 muajt e ardhshëm, të paguajë taksë legalizimi 100 euro për punonjës dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal. Me qarkoren e re krijohen mundësi punësimi për shumë shqiptarë në Greqi edhe gjatë dimrit.

Mësohet se që nga fillimi i majit, në Greqi janë punësuar në bujqësi më shumë se 30 mijë emigrantë, ku pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia shtyn lejet per punetoret sezonale greqia shtyn lejet per punetoret sezonale

Sondazh

Poll