Bota

Rritet bilanci në Kosovë/ 8 të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi, 220 raste të reja të infektuara

26 Korrik 2020, 13:28 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Kosovë/ 8 të vdekur brenda 24 orëve nga

PRISHTINË– Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë. Ndërkohë janë shënuar 220 raste të reja të infektuara nga 472 tamponë të marrë. 

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.

Gjatë 24 orëve të fundit, 121 pacientë janë shëruar ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shënon 3.874 raste, ndërsa numri i atyre aktive është 3.086 të tilla. Në total, që nga shënimi i rasteve të para, Kosova shënon 7137 raste të infektuara dhe 177 viktima.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll