Bota

Vuçiç kërcënon Kosovën: Vazhdojmë fushatën e çnjohjeve nëse aplikoni për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

26 Korrik 2020, 11:04 Nga DOSJA
Vuçiç kërcënon Kosovën: Vazhdojmë

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është përgjigjur sot kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, duke bërë dhe një kërcënim. Sipas mediave në Serbi, Vuçiç është shprehur se nëse Kosova, do të vijojë kërkesat e saj për anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare do të rikthehet fushtata e çnjohjeve.

Iu premtoj se do të jemi pesëfish me të suksesshëm në aksionin e tërheqjes së njohjeve. Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, mësohet të ketë thënë presidenti serb.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të presë që fillimisht ta shohë përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe se më pas “po qe se nuk i qetësojnë mentorët e tyre”, do ta vazhdojë fushatën e tërheqjes së njohjeve.

Më herët Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë pauzë sa i përket anëtarësimit të shtetit të Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi fushata e cnjohjeve aleksander vucic dialogu kosove-serbi fushata e cnjohjeve

Sondazh

Poll