Aktualitet

E rëndë në Itali, shqiptarët, rumunët dhe italianët përdhunojnë në grup 40-vjeçaren

26 Korrik 2020, 11:41 Nga DOSJA
E rëndë në Itali, shqiptarët, rumunët dhe

ITALI-Një 40-vjeçare është përdhunuar në grup në Bologna, nga një grup shqiptarësh, rumunësh dhe italianësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e së enjtës.  Sipas dëshmisë së rumunes në polici, sapo ajo doli nga një bar, iu afrua një makinë me 5 persona brenda. Njëri prej tyre, të cilin ajo e njihte, e kishte detyruar me zor që të hipte në makinë. Më pas mjeti ishte drejtuar në një ofiçinë të vjetër, ku ndodhi edhe përdhunimi.

Gruaja rrëfen, se pasi e kërcënuan dhe dhunuan fizikisht, 5 burrat abuzuan me të deri në mëngjes. Rumunia, të cilën e kishin mbyllur me çelës brenda ofiçinës, kishte arritur të gjente celularin të cilin ia kishin fshehur dhe telefonoi të dashurin e saj për t’i kërkuar ndihmë dhe më pas policinë.

Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe mori në pyetje pronarin e ofiçinës. Ky i fundit hodhi poshtë akuzën e përdhunimit, ndërsa tha se raporti seksual nuk kishte ndodhur me forcë. Më tej ai shtoi, se e mbylli 40-vjeçaren brenda, pasi donte të flinte dhe refuzonte të diltë.

Marrë nga LaRepubblica

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet rumunia ne itali perdhunohet rumunia ne itali

Sondazh

Poll