Aktualitet

FOTO/ Gërryente shtratin e lumit Shkumbim me mjete të rënda, procedohet 51-vjeçari në Lushnje

26 Korrik 2020, 10:23 Nga DOSJA
FOTO/ Gërryente shtratin e lumit Shkumbim me mjete të rënda,

LUSHNJE- Policia e Lushnjes ka proceduar sot një 51-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë duke gërryer shtratin e lumit me mjete të rënda. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.

Më tej shtohet se është proceduar shtetasi R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Lushnjës dhe IKMT evidentuan dhe goditën një tjetër rast të krimit mjedisor. Gërryente shtratin e lumit Shkumbim, procedohet penalisht shtetasi që kishte në përdorim mjetet e rënda. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.

Gjithashtu, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gerryerja e shtrateve te lumenjve krim mjedisor policia lushnje gerryerja e shtrateve te lumenjve krim mjedisor policia lushnje

Sondazh

Poll