Aktualitet

Manastirliu mesazh për të rinjtë: Tregoni kujdes duke vendosur maskën, mbroni veten, prindërit dhe gjyshërit

26 Korrik 2020, 11:28 Nga DOSJA
Manastirliu mesazh për të rinjtë: Tregoni kujdes duke vendosur

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë apel të rinjve sërish për vendosjen e maskës. Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan, se janë të rinjtë të parë që duhet ta vënë maskën. Sipas saj në këtë mënyrë të rinjtë mbrojnë veten, prindërit, gjyshërit dhe miqtë.

Postimi i plotë

Sërish kam një mesazh për të rinjtë!
Tregoni ju kujdes të parët duke vendosur maskën!
Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe mbroni shokët!
? jote më mbron mua dhe ? ime të mbron ty!
Bashkë e ? koronavirusin!

Pak javë më parë qeveria me akt normativ, e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambjentet e mbyllura. Të gjithë shkelësit ndërkohë do të gjobite me 20 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë situata me COVID-19 në vendin tonë është përkeqësuar, teksa është ulur mosha e të infektuarve. Në raportin e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi, se 6 pacientë të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa u shënuan edhe 67 raste të reja. Aktualisht në dy spitalet COVID-19 po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar, ndërsa janë shëruar 29 të tjerë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manastirliu mesazh per te rinjte maska ne ambjentet e mbyllura ogerta manastirliu manastirliu mesazh per te rinjte maska ne ambjentet e mbyllura ogerta manastirliu

Sondazh

Poll