Aktualitet

Organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, gjobiten dy administratorët e lokaleve në Durrës

26 Korrik 2020, 08:57 Nga DOSJA
Organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, gjobiten dy

DURRËS- Dy administratorë lokalesh janë gjobitur nga Policia pasi kishin organizuar dasma në lokalet e tyre duke kundërshtuar Aktin Nomrativ. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se dy administratoër kanë marrë nga 1 milionë Lekë.

Më tej Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorët e dy lokaleve, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Manzë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshrim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19”, shkruan Policia.

Prej ditësh Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19. Forca të shumta policie janë angazhuar në terren dhe nuk lejojnë muzikën pas orës 20:00, po ashtu kontrolle bëhet dhe për kubet e natës. Qeveria vendimin për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimit të muzikës pas orës 20:00 e mori në fillim të javës së kaluar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba bizneseve ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20 gjoba bizneseve ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Korrik 2020, 05:56

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar gjatë natës kontrollet në rrugë dhe ka zbuluar se shuëm shoferë ecnin mbi normat e lejuara dhe shumë të tjerë ishin në gj...