Aktualitet

Manastirliu apel qytetarëve të mbajnë maska: Duhet të bëhet pjesë e veshjes tonë në ambjentet e mbyllura

26 Korrik 2020, 09:21 Nga DOSJA
Manastirliu apel qytetarëve të mbajnë maska: Duhet të

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vijuar me thirrjet për vendosjen e maskës. Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan, se në normalitetin e ri, maska duhet të bëhet pjesë e veshjes tonë në ambjentet e mbyllura.

Më tej ajo shton, se çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësi individuale, për të ulur përhapjen e infeksionit.

 

“COVID19. Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura! Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit! #VendoseMaskën?  #RuajShëndetin #TëNdihmojmëEkipetMjekësore?? ?#COVID19?”, shkruan Manastirliu. 

Pak javë më parë, qeveria vendosi me akt-normativ, vendosjen e maskës në ambjentet e mbyllura. Të gjithë shkelësit ndërkohë do të gjobiten me 20 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë situata me COVID-19 në vendin tonë është përkeqësuar. Në raportin e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi, se 6 pacientë të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa u shënuan edhe 67 raste të reja. Aktualisht në dy spitalet COVID-19 po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar, ndërsa janë shëruar 29 të tjerë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maska ne ambjentet e mbyllura ogerta manstirliu maska ne ambjentet e mbyllura ogerta manstirliu

Sondazh

Poll