Aktualitet

“Kam punuar marangoz dhe jam invalid”, zbardhet dëshmia e “Xhaxhait” në gjykatë, arrestimi dhe masa e sigurisë “To

26 Korrik 2020, 10:31 Nga DOSJA
“Kam punuar marangoz dhe jam invalid”, zbardhet dëshmia e

TIRANË -Pak ditë më parë policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Amerikës së Jugut, shkatërruan një organizatë të trafikut të drogës. Operacioni u shtri në Shqipëri, Itali, Argjentinë dhe Kosta Rika, në kuadër të të cilit u arrestuan 6 persona të shpallur në kërkim. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Bujar Sejdinaj, i njohur me nofkën “Xhaxhai”.

Në deklaratën përpara prokurorëve të siguruara nga “Balkanweb”, Sejdinaj ka mohuar akuzat, ndërsa ka shtuar se ka punuar si marangoz në Laç dhe është invalid.

Unë kam punuar si maragonz në ndërmarrjen në Laç dhe jam invalid. Gjatë jetës time kam udhëtuar 2-3 herë drejt Italisë vite më parë, ku një miku im operoi bashkëshorten e tij. Aty kam disa njerëz të njohur që kisha nga laçi, por kurrsesi nuk jam përfshirë në trafik droge”, mësohet të ketë thënë Sejdinaj në gjykatë përpara se të njihej me masën e sigurisë “Arrest me burg”, më 22 korrik.

Mësohet se arrestimi dhe masa e sigurisë janë mbajtur të fshehta, me kërkesë të autoriteteve të huaja. Sipas mediave italiane, Sejdinaj konsiderohej si njeriu besnik i “Ndranghetas-s”, për Shqipërinë dhe Ballkanin. Ai akuzohet edhe për blerjen e 20 kg kokainë nga Amerika e Jugut, të cilën do t’ja shiste një shtetasi italian, anëtar i familjes mafioze Bellocio. Së bashku me Sejdinajn, në Shqipëri u arrestua edhe Adrian Cekini.

(g.sh./dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar sejdini deshmia e xhaxhait para gjykates xhaxhai i ndrangheta bujar sejdini deshmia e xhaxhait para gjykates xhaxhai i ndrangheta

Sondazh

Poll