Aktualitet

Kishte 4 sirianë në makinë, shoferi s’i bindet policisë dhe tenton të largohet me shpejtësi. Patrulla i pret rrugën dhe

26 Korrik 2020, 08:45 Nga DOSJA
Kishte 4 sirianë në makinë, shoferi s’i bindet

POGRADEC- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Pogradec. Sipas informacioneve një makinë me katër sirianë është aksidentuar në aksin Zvezdë-Podgorie në vendin e quajtur “Lapidari”.

Dosja.al mëson se makina e aksidentuar, nuk i kishte ndaluar një patrulle dhe kishte shtuar shpejtësinë, pasi në brendësi të saj ishin katër emigrantë të jashtëligjshëm që kishin ardhur nga Siria.

Makina ishte pikasur nga Policia dhe FRONTEX, të cilët iu vunë në ndjekje dhe një patrullë tjetër i bllokoi rrugën në kryqëzimin e fshatit Podgorie. Të plagoasur nga aksidenti kanë mbetur 4 siriantët dhe shoferi, të cilët tashmë janë dërguar për mjekim dhe më tej do të përballen me akuzat.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 26.07.2020, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, tek vendi i quajtur “Lapidari i Blacës”, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. Ç., rreth 19 vjeç, banues në Durrës, me një mjet tjetër furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. J., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, ku për pasojë janë dëmtuar lehtë 4 shtetas të huaj të cilët udhëtonin me mjetin tip “Audi”, të cilët morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Mjeti tip “Audi”, me të cilin po transportoheshin 7 shtetas të huaj, nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë Rrugore, Policisë Kufitare dhe shërbimeve të FRONTEX-it, të cilët janë vënë në ndjekje të tij. Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si edhe rrethanave të ngjarjes.

 (A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet  portretet fituese aksident në pogradec  portretet fituese aksident në pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Korrik 2020, 05:56

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar gjatë natës kontrollet në rrugë dhe ka zbuluar se shuëm shoferë ecnin mbi normat e lejuara dhe shumë të tjerë ishin në gj...