Aktualitet

26 Korrik 2020, 05:56 Nga DOSJA

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar gjatë natës kontrollet në rrugë dhe ka zbuluar se shuëm shoferë ecnin mbi normat e lejuara dhe shumë të tjerë ishin në gjendje të dehur. Në një njoftim në mediat sociale, Policia bën me dije se radari ka kapur shoferë që udhëtonin nga 145 km/h deri 164 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë, kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh.

Më tej shtohet se pas kontrolleve me radar janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë.

Po ashtu bëhet me dije se 4 prej shoferëve që u zbuluar nga radari ishin debitor me mbi 5 masa administrative te pashlyera si dhe dy rezultuan të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht. Janë pezulluar edhe 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I PLOTË

Mos shpejtoni dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se radari, alkool testi dhe polici rrugor janë në detyrë. Vijon kontrolli?♂? për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë vrastare të përdoruesve të rrugës. 145 km/h – 164 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë ? në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh. Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranueshëm dhe vrastar?. ? rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Si rezultat i kontrollit me radar ?, prej orëve të mbasdites e deri në këto momente janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë. Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative te pashlyera si dhe dy rezultuan të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Njëkohësisht janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ?si dhe janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur? dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Askush s’ka të drejtën t’i cënojë e rrezikojë jetën asnjë përdoruesi të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Familja ka nevojë për TY , mos u bëj statistikë rrugore.? #ZbatoRregullatUdhetoiSigurte??

Policia Rrugore në fundjavë shton kontrollet në rrugë, pasi dhe një ditë më parë u njoftua se ishin pezulluar disa patenta dhe ishin vendosur dhjëtara gjoba. Forcat e rendit u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, pasi përveç gjobave mund të shkojnë dhe në burg.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet e policise policia e tiranes radari i policise shoferet problematike kontrollet e policise policia e tiranes radari i policise shoferet problematike

Sondazh

Poll