Aktualitet

“Drejtues mjetesh, mos fluturoni!”/ Pushtohet “jugu” nga turistët, Policia kontrolle në Fier-Vlorë. E

25 Korrik 2020, 19:01 Nga DOSJA
“Drejtues mjetesh, mos fluturoni!”/ Pushtohet “jugu” nga

FIER– Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në autostradën Fier – Vlorë – Fier, duke e zhvendosur vëmendjen nga aksi Tiranë-Durrës. Duke marrë parasysh fluksin e pushuesve që udhëtojnë drejt jugut për të shijuar bregdetin, Policia ka nisur kontrollet me radarë dhe drager. Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shoferë që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 145 km/h deri në 201 km/h.

Si pasojë që prej mëngjesit të sotëm, Policia ka hequr 11 leje drejtimi dhe ka vendosur 35 gjoba për shpejtësi dhe manovra në rrugë, duke përfshirë edhe shtetas të huaj.

Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë,”-shkruhet në njoftimin e Policisë. 

POSTIMI I PLOTË:

 

 

Në autostradën Fier – Vlorë – Fier ???✍ Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me ? në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut. Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon te polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju. ? Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret? jetë. #zbatorregullatudhëtoisigurt #RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️ #MosPërdor?gjatë drejtimit të?

A post shared by Policia e Shtetit (@policiae_shtetit) on

Në autostradën Fier – Vlorë – Fier. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h në kulmin e trafikut. Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksi fier-vlore policia rrugore aksi fier-vlore policia rrugore

Sondazh

Poll