Aktualitet

Sherr brenda familjes në Kamëz! Burri merr thikën dhe ia ngul në shpatull bashkëshortes, shoqërohet në Polici

25 Korrik 2020, 20:30 Nga DOSJA
Sherr brenda familjes në Kamëz! Burri merr thikën dhe ia ngul

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Kamzë. Pas një sherri të nisur brenda familjes, burri ka marrë thikën dhe ka qëlluar me thikë në shpatull bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur gjatë një konflikti të nisur për motive të dobëta, 56-vjeçari i identifikuar vetëm me inicialet F.K., i nguli thikën gruas së tij. Kjo e fundit është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 56-vjeçari është shoqëruar në Komisariat nga Policia e Shtetit deri në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

NJOFTIMI I PLOTW:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.

Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqerua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kamze policia e shtetit sherr ne kamze kamze policia e shtetit sherr ne kamze

Sondazh

Poll