Aktualitet

“Do të kujtojë gjithmonë!”/ Ja kush është 27-vjeçari nga Kavaja që humbi jetën nga Covid-19, i afërmi i bën dediki

25 Korrik 2020, 15:00 Nga DOSJA
“Do të kujtojë gjithmonë!”/ Ja kush është

KAVAJË– Ditën e sotme në Shqipëri  5 persona humbën jetën si pasojë e Covid-19 ku në mesin e tyre ishte edhe një 27-vjeçar nga Kavaja. Ministrisa e Shëndetësisë, bëri të ditur se ai shkak i vdekjes se tij ishte një sëmundje e lindur e gjakut, dhe jo koronavirusi. Ministria tha se ai ishte asimptomatik dhe ndërroi jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

Ndërkohë një i afërm i tij, i quajtur Drin Bardhi në një postim në rrjetet sociale ka bërë një dedikim prekës ku ndër të tjera ka thënë se Artian Cara ishte i infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse dhe nuk vdiq për shkak të sëmundjes së zemrës.

“Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te veçantë. Allahu na bashkofte në xhehnet. Koronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkëqytetare,”– ka shkruar ai.

Por jo vetëm kaq pasi në media ka qarkulluar lajmi se i riu nuk pati kujdesin e duhur mjekësor nga Urgjenca Kombëtare, madje familjarët e tij i kishin shkruar dhe kryeministrit Edi Rama për këtë çështje.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artian must cara drin bardhi koronavirusi ne shqiperi artian must cara drin bardhi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll