Art&Argëtim

Serbët ‘bombardojnë’ me mesazhe raciste Vesa Lumën, këngëtarja ka një mesazh të qartë për to: Kosova s’ka

25 Korrik 2020, 20:41 Nga DOSJA
Serbët ‘bombardojnë’ me mesazhe raciste Vesa Lumën,

AUSTRALI- Vesa Luma ka marrë disa mesazhe ofenduese mirëpo ka ditur si ti bëjë ballë. Ajo është zgjuar mëngjesin e sotëm ndryshe nga ditët e tjera, pasi ka vërejtur se serbët i janë vërsulur në Instagram me mesazhe dhe komente raciste- kjo pas nismës së bërë virale “Put Kosovo in the map”.

Vesa i ka bërë vetë publike mesazhet e tyre, ndërsa ka dhenë dhe një përgjigje publike.

“Çfarë zgjimi i mëngjesit. Kjo fushata e ktyne. Gjeni një jetë njerëz. Kosova s’ka qenë kurrë e as s’do jetë e juaja” – është shprehur këngëtarja e njohur sipër fotografisë.

Vesa zgjedh t’ju japë edhe një leksion për gjuhën shqipe, për të cilën thotë se është më e vjetra.

Kjo fushatë ka bërë që shumë serbë të reagojnë e në mesin e tyre dhe figura të njohura të vendit të tyre.

Svetlana Ceca Raznatovic në një intervistë për median serbe “Alo!” ka shpërthyer në ofendime ndaj artistes shqiptare. “Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”, ka thënë këngëtarja serbe.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz mesazhe serbët vesa luma mesazhe serbët vesa luma

Sondazh

Poll