Art&Argëtim

Nuk arriti të realizonte ëndrrën e saj në Amerikë! Fati i keq me pandeminë apo…? Trejsi Sejdini vjen në Shqipëri ̵

25 Korrik 2020, 19:04 Nga DOSJA
Nuk arriti të realizonte ëndrrën e saj në Amerikë! Fati

TIRANE– Modelja Trejsi Sejdini është rikthyer në Shqipëri pasi qëndroi për disa muaj në Amerikë.

Ajo është shprehur se do nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur ëndrrën e saj si modele mirëpo deri më tani duket se nuk ‘nxorri gjë në dritë’ atje.

Edhe pse ajo ka treguar se është bërë pjesë e disa sfilatave të rëndësishme në SHBA, sërish Trejsi apo siç njihet këtu ‘Gangsterja e Elbasanit’ nuk arriti që të firmoste të paktën një kontratë të vogël me ndonjë kompani modelingu.

Gjithsesi ajo është justifikuar para ndjekësve të saj për këtë gjë. Në një video live të realizuar javë më parë në Instagram ku Trejsi komunikonte me një mikun e saj, i cili e pyeti sesi po përshtatej me jetën e re në Amerikë ajo i ka treguar se të gjithë ata që nuk kanë mundësi të punojnë nuk mund të qëndrojnë gjatë atje.

Tani që është kjo karantina njëherë se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën. Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë shpirt që pija ndonjë gjë në ndonjë “Longe”. Nuk është se mërzitesh. Bën punë gjithë ditës, dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet. Kur nuk ke me çfarë të merresh nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet o shpirt. Ç’a do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në bllok, se të gjithë kanë punët e veta,”-tha Trejsi.

Se kujt do ti mbetet faji se Trejsi nuk arriti të shkëlqente në fushën e modës në SHBA, mbetet jetim, ama mund të thuhet se dhe karantina ka pakëz faj pasi e zuri modelen menjëherë pas zhvendosjes së saj- duke bërë që të mos kishte asnjë mundësi ku të tregonte ‘talentin’ e saj si modele (le të mos përfshijmë fotot e Instagramit, të bëra nga shtëpia me aparat celular).

Trejsi tashmë rikthyer në Shqipëri e duket se nuk ka harxhuar shumë kohë dhe ka shkuar me pushime në jug të vendit- aty ku nuk kanë munguar dhe fotot sexy me bikini.

Se cili do jetë hapi i rradhës që modelja do bëjë për të realizuar ëndrrën e saj, mbetet të shihet në vazhdim!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz modele trejsi sejdini modele trejsi sejdini

Sondazh

Poll