Art&Argëtim

Trazuan rrjetin me foton romantike! Përqafime dhe puthje, Capital T zgjedh Adrola Dushin për të qënë partnerja e tij në pr

25 Korrik 2020, 20:25 Nga DOSJA
Trazuan rrjetin me foton romantike! Përqafime dhe puthje, Capital T zgjedh

KOSOVE– Pavarësisht se javën e fundit të gjithë menduan se ata të dy janë në një lidhje romantike, Capital T dhe Adrola Dushi kanë vetëm marrëdhënie profesionale mes tyre dhe kjo u vërtetua në klipin e publikuar nga këngëtari shqiptar.

“C’est La Vie” titullohet projekti, i cili është shkëputur nga albumi i tij më i ri, “Skulpturë”. Pas shumë fjalëve për një lidhje më tepër sesa shoqërore mes Adrolës dhe Capital T, më në fund u vërtetua se gjithçka lidhet me këtë projekt muzikor.

Kënga i dedikohet dashurisë dhe videoklipi ngjan me një film të shkurtër me skena romantike. Modelja në klipin e Capitalit është pikërisht Adrola Dushi.

Ata të dy shfaqen shumë të dashuruar, puthen dhe preken njësoj sikur të ishin çift i vërtetë.

Një pjesë e mirë e fansave që dëshironin t’i shikonin bashkë, pamjet e tyre si çift i gjejne në klipin e Capital T.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi capital t adrola dushi capital t

Sondazh

Poll