Art&Argëtim

Furnizonte me kokainë, hashash dhe femra, klientët ‘VIP’!/ ‘Koka’ e bandës së drogave e prostitutave, arrestohet mod

25 Korrik 2020, 19:25 Nga DOSJA
Furnizonte me kokainë, hashash dhe femra, klientët ‘VIP’!/

BRAZIL– Ish-modelja e Playboy, Flavia Tamayo është arrestuar për drejtimin e një rrjeti femrash që furnizonte me drogë dhe prostituta një klientelë të rangut të lartë.

Ajo është arrestuar në Vitoria, Brazil, si e dyshuar për drejtimin e një organizate kriminale që furnizonte më kokainë, hashash dhe femra, klientë ‘VIP’ që paguanin nga 500 deri në 1000 real brazilianë (100 deri në 200 euro) për programin e seksit e drogave.

22-vjeçarja është shfaqur më parë në kopertinën e revistës Playboy në Portugali, por u arrestua teksa hynte në një hotel luksoz në Victoria.

Prokurori Rafael Correa tha: “Ajo kishte krijuar një paketë protitucioni e drogash, ose për konsum gjatë marrdhënies seksuale ose për më vonë”.

Hetuesi Ricardo Oliveira tha: “Ajo kishte një axhendë shumë të ngjeshur kriminale por nuk kishte ambjente të caktuara, udhëtonte në të gjithë Brazilin. Një ditë para arrestimit ajo kishte shkuar në Florianopolis në jug.”

Fillimisht ajo kishte nisur të punonte vetëm si prostitutë që furnizonte me droga klientët e saj, por autoritetet zbuluan dhe një shërbim dërgesash droge në qytetin brazilian, ku Tamayo njihej gjithashtu si “Mbretëresha e Pluhurit”.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar origjinën e drogave që ajo besohet se ka shitur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestim modele play boy arrestim modele play boy

Sondazh

Poll