Art&Argëtim

A duhet të izolohemi 14 ditë, apo më shumë nëse jemi pozitiv me Covid-19?

25 Korrik 2020, 18:42 Nga DOSJA
A duhet të izolohemi 14 ditë, apo më shumë nëse jemi

Rregullat e izolimit kanë qenë një aspekt i rëndësishëm në “jetën pandemike”që nga muaji mars. Ata që testohen pozitivisht për koronavirusin, por që nuk kanë simptoma, kanë numëruar minutat derisa të mund të jenë të lirë të dalin sërish si më parë, ndërsa të sëmurët janë të shqetësuar duke jetuar me frikën se mund të infektojnë të dashurit e tyre.

Qendra e Kontrollit Shëndetësor (CDC) dhe organet e tjera shëndetësore tashmë kanë ndryshuar disa nga rekomandimet e tyre. Fillimisht nuk bëhen më dy tamponë për të vërtetuar se e ke kaluar pandeminë, pasi testet janë me pakicë.  Gjithashtu tani këshillohet që të infektuarit, të izolohen për 10 ditë pasi shfaqin simptomat dhe më pas mund të dalin sërish. Edhe për asimptomatikët rekomandohet e njëjta gjë. 

Ka vende si Zvicra që rekomandojnë se njerëzit duhet të izolohen për 10 ditë, por disa kanë argumentuar që është ende shumë periudhë e gjatë. Në Tajvan, udhëtarët nga vendet me rrezik të ulët si Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Vietnami duhet të karantinohen në një hotel për vetëm shtatë ditë. Ndërsa vizitorët nga vendet me rrezik më të lartë i nënshtrohen akoma një rregulli 14-ditor.

Julian Tang, një virolog me Universitetin e Leicester në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universitetin Kombëtar të Singaporit, tha se ai ka këshilluar ekipe klinike për disa muaj që pacientët të dilnin nga izolimi në 10 ditë.

Marrë nga:.washingtonpost.

Përkthyer në shqip nga: A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll