Art&Argëtim

PYETJE- PËRGJIGJE! Këto shenja do t’ju tregojnë nëse e keni kaluar Covid-19

25 Korrik 2020, 17:47 Nga DOSJA
PYETJE- PËRGJIGJE! Këto shenja do t’ju tregojnë nëse e

SHBA- Shumë njerëz kanë pyetur veten nëse janë prekur nga koronavirusi apo jo. Dhe kjo është kthyer në kryefjalën e periudhës së tanishme për shkak të ndonjë simptome të ngjashme. Por edhe pse është e vështirë që t’u japim përgjigje kësaj pyetje, disa të dhëna të nxjerra nga doktor Adam Spivak do t’ju ndihmojnë për të mësuar nëse keni qënë të infektuar apo jo.

Nëse keni qenë shumë sëmurë në shkurt!

Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.

Nëse keni pasur ethe dhe kollë!

Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.

Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit!
Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.

Nëse e gjithë familja u sëmur njëkohësit!

Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe sikush më pak, kanë përjetuar grip në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që të keni qënë të infektuar.

Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje!

Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus.

Këto janë disa shenja, por jo domosdoshmërisht dikush që ka pasur njërën prej tyre dhe ka qenë i infektuar. Vetëm tamponi dhe testi serologjik, mund të japë një përgjigje të saktë lidhur me pikëpyetjet tuaja. 

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete adam spivak fakte per koronavirusin adam spivak fakte per koronavirusin

Sondazh

Poll