Bota

“Rast i rralllë, një në një milion”/ 3 muaj në karantinë, burri italian rezulton 15 herë pozitiv me COVID-19

25 Korrik 2020, 20:11 Nga DOSJA
“Rast i rralllë, një në një milion”/ 3 muaj

ITALI– Një burrë në Itali ka rezultuar 15 herë me koronavirus duke u kthyer në një rast të rrallë me mundësi “një në një milion”.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se, nga të gjithë personat e infektuar me koronavirus në muajt e fundit, Milko Mieles është ai që ka kaluar karantinën më të gjatë, duke qëndruar i mbyllur për më shumë se 3 muaj. Prej kur rezultoi pozitiv për here të parë më 17 prill, italiani jeton i izoluar, ku deri më sot, ai ka kryer 15 testime dhe në asnjë prej tyre nuk ka dalë negativ, duke mbetur kështu i bllokuar në qendrën e Kryqit të Kuq në Linate, pranë Milanos.

Milko Mieles edhe pse nuk ka simptoma, vazhdon të rezultojë mbartës dhe sipas mjekëve mund të jetë burim për përhapjen e mëtejshme të infeksionit.  Duke folur për mediat e huaja ai është e shprehur se ndihet shumë keq dhe se nuk e kupton se pse i ka ndodhur ky fenomen.

“Shikoj pacientë që hyjnë dhe dalin nga këtu, vetëm unë nuk po dal. Kam qarë me javë të tëra, disa ditë më parë pata një krizë nervore dhe stafi që kujdeset për mua më sollën një psikolog, pasi isha shumë i ngarkuar emocionalisht. Ndihem keq sa herë flas me familjarët, miqtë apo kolegët e mi. Kam fshirë profilin në Facebook sepse njerëzit më shkruanin për të ditur nëse isha shëruar. Lëndohesha sa herë që duhej të thoja jo. Ëndrra ime është të ritakoj familjen time, vetëm kaq dua”, thotë burri nga Ferrara, i cili ëhtë baba i dy fëmijëve 21 dhe 23 vjeç.

Burimi:.ilmattino.it

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali milko mieles koronavirusi ne itali milko mieles

Sondazh

Poll