Bota

Brazili nuk gjen qetësi/ Regjistrohen 7,720 raste të reja dhe 177 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit 

25 Korrik 2020, 19:15 Nga DOSJA
Brazili nuk gjen qetësi/ Regjistrohen 7,720 raste të reja dhe 177

BRAZIL– Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve në Brazil së fundmi janë rritur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë raportuar 177 të vdekur duke e çuar numrin në 85,562 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Po ashtu ndjeshëm është rritur numri i të infektuarve ku së fundmi janë shënuar 7,720 raste të reja dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 2,355,920 të tjerë. Në Brazil që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shëruar 1,592,281  pacientë ndërkohë aktualisht në gjendje të rëndë për jetën janë 8,318 të tjerë.

Ndërkohë qeveria e Brazilit vijon të bëjë thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat në mbrojtjen nga koronavirusi, por ende Brazili renditet si vendi i dytë më i goditur në botë nga Covid-19.

Burimi:worldometers.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll