Bota

Gabimi që mund t’i kushtojë shumë Trump, Joe Biden kryeson në sondazh për zgjedhjet presidenciale

25 Korrik 2020, 20:00 Nga DOSJA
Gabimi që mund t’i kushtojë shumë Trump, Joe Biden kryeson

Prespektiva e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump vazhdon të venitet ndërsa rastet e koronavirusit rriten në Shtetet e Bashkuara.

SHBA regjistruan të enjten më shumë se 1100 vdekje nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi dhe kaluan shifrën prej më shumë se 4 milionë infeksionesh që kur rasti i parë u dokumentua në SHBA në janar. Numri mesatar i infeksioneve të reja tani po rritet me më shumë se 2.600 në orë në të gjithë vendin, shkalla më e lartë në botë.

Në të njëjtën kohë, sondazhet e opinionit publik tregojnë se Joe Biden, kandidati i supozuar presidencial i Partisë Demokrate, kryeson garën ndaj Trumpit me 15 pikë përqindje në nivel kombëtar, duke parashikuar një fitore në shtetet e rëndësishme dhe grupet demokrafike kryesore, siç janë amerikanët e moshuar, gratë dhe votuesit e pavarur.

Sondazhet e fundit të organizatës Rasmussen Reports, të cilat priren të raportojnë vlerësime më të favorshme për presidentin Trump, e radhisin Joe Bidenin përpara në Pensilvani dhe Ohajo. Një sondazh i rrjetit Fox News e nxjerr Bidenin kryesues në Miçigan, ndërsa një sondazh i organizatës Quinnipiac publikuar të enjten tregon se Joe Biden mund ta mposht Donald Trumpin në Florida.

Marrë nga:  VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll