Bota

Greqi/ Tre kufoma në më pak se 24 orë në plazhet e Rodosit

7 Prill 2019, 18:10 Nga DOSJA
Greqi/ Tre kufoma në më pak se 24 orë në plazhet e Rodosit

GREQI- Pas trupit të njeriut të gjetur të shtunën pasdite (6/4) mes Afandou dhe Kolymbia, ku mendohet të jetë emigrant, pasi në xhepin e tij ju gjet një kartë telefoni turke, sot të dielën në mëngjes (07/04) një tjetër trupi i pajetë u gjet në Glystra Afandou e një tjetër në Faliraki.

Sipas rodiaki.gr, njeriu që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi, ndërsa trupi i gjetur dje ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur pantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive, këmishë të bardhë.

Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, ndërsa trupat e tyre do të transferohen për shqyrtim nga mjeku ligjor.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni emigrantë greqi rodos trupa të pajetë emigrantë greqi rodos trupa të pajetë

Sondazh

Poll