Bota

Gruaja përballet me 2 vite burg pasi i tha ‘kalë’ gruas së ish burrit në Facebook

7 Prill 2019, 18:05 Nga DOSJA
Gruaja përballet me 2 vite burg pasi i tha ‘kalë’ gruas

Një mama britanike po përballet me burgim në Dubai për fyerje në disa postime në Facebook që ajo bëri për ish-bashkëshortin e saj dhe gruan e tij të re tre vjet më parë.

Laleh Sharavesh dhe vajza e saj 14-vjeçare Paris u arrestuan sapo mbërritën në Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar për funeralin e ish-burrit.

Ajo nuk ishte kthyer në vend që kur ish burri e la atë në vitin 2016 dhe filloi një marrëdhënie me një partnere të re.

Pas zbulimit të marrëdhënieve të tyre, Laleh tha se ajo shkroi dy komente në, ku ajo e përshkroi gruan e re të ish bashkshortit të saj, Samahin si një ‘kalë’ dhe e quajti ishin e saj një ‘idiot’.

Por ajo nuk e kishte kuptuar se kjo ishte ankuar nën ligjet strikte të krimit kibernetik të Dubait.

Laleh është mbajtur për një muaj dhe avokatët i kanë thënë asaj se ajo përballet deri në dy vjet burg dhe një gjobë prej £ 50,000 kur ajo të shfaqet në gjykatë më vonë këtë javë.

Vajza e saj, Paris, është lejuar të kthehet në shtëpi, por Laleh tha se e gjithë kjo përvojë e ka lënë të shqetësuar.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emiratet e bashkuara arabe facebook ish bashkshorti laleh sharavesh emiratet e bashkuara arabe facebook ish bashkshorti laleh sharavesh

Sondazh

Poll