Bota

Skadon afati për Kinën/ Agjentët federalë mësyjnë në konsullatën kineze në Houston

25 Korrik 2020, 13:55 Nga DOSJA
Skadon afati për Kinën/ Agjentët federalë mësyjnë

SHBA– Agjentët federalë amerikanë dhe forca të tjera të zbatimit të ligjit, ditën e premte, kanë hyrë në kompleksin kinez të Konsullatës në Houston, për të vëzhguar e për të nxjerrë informacione të nevojshme, pas urdhërit të dhënë ditën e martë, për ndërprerjen e gjithë aktiviteteve.

Sipas “CNN”, zyrtarët amerikanë në një deklaratë për mediat, ditën e premten kanë thënë se aktivitetet e zyrtarëve të konsullatës në Houston, janë të shpërndara në shumë shtete.

“Janë një mikrokozmos, besojmë, se është një rrjeti më të gjerë të individëve në më shumë se 25 qytete që rrjeti mbështetet përmes konsullatave këtu. Konsullatat po u japin individëve në rrjet udhëzime se si të shmangen dhe pengojnë hetimin tona” ka thënë një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë në SH.B.A.

SHBA i kishin dhënë Kinës afat 72 orë për të ndërprerë të gjitha operacionet dhe ngjarjet në Konsullatën në Houston ditën e martë, ndërsa Pekini e ka quajtur, këtë veprim një “përshkallëzim të paparë”.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar gjatë vitit të kaluar, në mes të një lufte të vazhdueshme tregtare, pandemisë koronavirus dhe kritikave të SHBA për abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë në Hong Kong dhe Xinjiang.
Gjithashtu kërkesa e Uashingtonit për mbylljen e konsullatës në Houston, çojë në vendimin e Kinës për mbyllejen e kosullatës së saj në Chengdu.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tensionet shba-kine tensionet shba-kine

Sondazh

Poll