Bota

Frika nga një valë e dytë e COVID-19, Spanja mbyll lokalet e natës, kazinotë dhe restorantet hapur deri në mesnatë

25 Korrik 2020, 13:25 Nga DOSJA
Frika nga një valë e dytë e COVID-19, Spanja mbyll lokalet e

SPANJË -Qeveria spanjolle ka mbyllur klubet e natës dhe resortet në plazhe në Barcelonë dhe Costa Brava, dy zonat më të goditura nga pandemia. Zyrtarët e Shëndetit në Spanjë kanë marrë këtë vendim, pasi i druhen një valë të dytë të COVID-19. Ndërsa klubet e natës do të ulin qepenat për 15 ditë, baret, restorantet dhe kazinotë, do të mbyllen në mesnatë.

Sekretari i Shëndetit Publik në Katalonjë, Josep Maria Argimon, u shpreh se sistemi shëndetësor ndodhet në momente kritike.

“Nuk jemi si në ditët kritke të marsit, kur spitalet tona ishin plot. Tashmë është thelbësore që njerëzit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet për parandalimin e përhapjes së virusit”, tha ai.

Në Katalonjë janë shënuar 8563 raste të reja me COVID-19 në 14 ditët e fundit, gati sa gjysma e rasteve në total që nga fillimi i pandemisë.

Marrë nga The Sun

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi ne spanje covid-19 koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll