Bota

Studimi më i fundit: Simptomat e COVID-19 mund të zgjasin me javë të tëra. Fauci: Këtë vit bëni vaksinën e gripit!

25 Korrik 2020, 10:31 Nga DOSJA
Studimi më i fundit: Simptomat e COVID-19 mund të zgjasin me javë

SHBA- Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka dhënë një mesazh për amerikanët, ku ka rikujtuar se edhe nëse vaksina e COVID-19 kalon procesin e testimit dhe është e suksesshëm deri në fund të vitit, do të duhet të kalojnë disa muaj para se vaksinimi të jetë e përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se teksa po hyjmë në vitin 2021, do të duhej disa muaj që të kemi një vaksinë që do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzit në Shtetet e Bashkuara” ka thënë Fauci në Ëashington Post.

Fauci gjithashtu ka theksuar, se disa kompani kanë pohuar, se mund të kenë një vaksinë në dispozicion përpara fundit të vitit, por ai është në dyshim për këtë.

“Unë jam pak skeptik për këtë, por gjithçka është e mundur ” ka thënë Fauci .

Por, Fauci ka treguar, se ai është i sigurt se një vaksinë do të jetë në gjendje të ndalojë pandeminë dhe ka sugjeruar se të gjithë njerëzit duhet të vaksinohen për grip këtë vit, pasi pandemia do të jetë më agresive në sezonin e vjeshtës dhe dimrit.

Ndërsa një mesazh tjetër ka ardhur nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Një studim e ri ka zbuluar se simptomat e koronavirusit mund të zgjasin me javë, madje edhe te moshat e reja, të cilët nuk kanë simptoma të rënda.

Një në pesë persona 18 deri 34 vjeç thanë se kishin simptoma të vazhdushme, zakonisht lodhje ose kollë. Ndërsa të moshuarit kishin, më shumë mundësi të shfaqnin simptoma të vazhdueshme.

SHBA-ja ka arritur 4 milionë raste të infektuarish me COVID-19 dhe një rritje të numrit të rasteve ditore.  Ndërsa në botë numri i rasteve të infektimeve, të raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetit janë afro 15.3 milionë.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci vaksina kunder covid-19 anthony fauci vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll