Bota

Trendi i ri i COVID-19 në Itali, ulet në 40-vjeç mosha mesatare e të prekurve

25 Korrik 2020, 11:00 Nga DOSJA
Trendi i ri i COVID-19 në Itali, ulet në 40-vjeç mosha mesatare

ITALI-Në raportin e publikuar ditën e djeshme rreth koronavirusi nga autoritetet shëndetësore italiane, thuhej se mosha mesatare e të prekurve ka shkuar në 40 vjeç. Sipas raportit, numri i të moshuarve të prekur nga COVID-19 ka ardhur gjithnjë e në ulje.

Rastet më të shpeshta janë identifikuar tek moshat e reja dhe për fat të mirë pjesa më e madhe janë asimptomatikë. Me uljen e moshës mesatare të të prekurve, do të ulet edhe mbingarkesa në spitale.

Sipas drejtorit të drejtorisë së parandalimit në Ministrinë e Shendetësisë, Giovani Rezza, pothuajse në të gjithë krahinat italiane ka vatra të COVID-19. Më tej ai shton, se po vihet re një shtim i rasteve, nga udhëtarët e ‘zonave të kuqe’, duke e bërë më të rënduar sitiatën në disa krahina. Ndër të tjera Rezza kërkon ende respektimin e masave, si mbajtja e maskave dhe higjiena personale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u regjistruan 5 viktima dhe 252 raste të reja me COVID-19. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 35.097, ndërsa i të prekurve në 245.590. Po ashtu janë shëruar edhe 113 pacientë, duke e çuar totalin në 197.955.

Marrë nga LaRepubblica

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi ne itali covid-19 koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll