Bota

Shisnin produkte të grupeve terroriste dhe që nxisnin dhunë, Amazon, Google dhe Wish tërhiqen pas hetimit nga BBC

25 Korrik 2020, 08:34 Nga DOSJA
Shisnin produkte të grupeve terroriste dhe që nxisnin dhunë,

TIRANË- Kompanitë e njohura Amazon, Google dhe Wish, kanë njoftuar se nuk do të tregtojnë më produkte të neo-nazistëve, të grupeve terroriste amerikane si Ku Klux Klan dhe Boogaloo. Pas hetimit të BBC, këto kompani që tregtojnë produktet e kompanive të tjera janë detyruar që të mërrin këto masa ekstreme.

Të treja kompanitë i kanë thënë BBC se produkte të tilla ishin të ndaluara në platformën e tyre, por gjatë hetimeve është zbuluar se vijonte tregtia e mallrave të ndaluar. U zbulua se kishte shitje të falmurëve të bardhë që i përkasin supermacizmit, libra neo-nazistë dhe mallra që i takonin grupit ekstremist amerikan Ku Klux Klan dhe Boogaloo, të gjitha në dispozicion për shitje.

Amazon tha se “produktet në fjalë nuk janë më në dispozicion dhe ne kemi ndërmarrë veprime ndaj aktorëve të këqij që ofruan produkte dhe shkelën politikat tona“. Ndërkohë Google u shpreh se  nuk do lejojnë reklama ose produkte përmbajtje tronditëse ose nxisin urrejtje që të shiten në platformën e tyre. “Ne i zbatojmë këto politika me forcë dhe ndërmarrim veprime kur përcaktojmë se ato janë shkelur”, u shpreh Google.

Ndërkohë Wish në përgjigje shprehej se është duke punuar për të hequr të gjitha produktet e ndaluara dhe do marrin masa shtesë që ato të mos shfaqen sërish.

(K.A;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amazon google wish amazon google wish

Sondazh

Poll