Bota

Tensionet SHBA-Kinë kapin majën, agjenti nga Singapori pranon fajin: Kam spiunuar zyrtarët amerikanë

25 Korrik 2020, 09:17 Nga DOSJA
Tensionet SHBA-Kinë kapin majën, agjenti nga Singapori pranon fajin:

SHBA-Jun Wi Yeo, është një burrë nga Singapori, i cili ka pranuar se ka punuar si spiun kinez në SHBA. Ai u akuzua, pasi përdori mundësinë që kishte si këshilltar politik në Amerikë, për të mbledhur informacione për shtetin kinez, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Kjo është ngjarja e fundit pasi tensionet midis dy vendeve janë në rritje. Më herët SHBA-ja, ka akuzuar një studiuese kinez për fshehje e lidhjeve të saj me ushtrinë kineze, i cili është arrestuar. Ndërsa, disa ditë më parë Kina kaurdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu, për ndërhyrje në punët e brendshme nga punonjësit e konsullatës.

Kush ishte burri nga Singapori?

Jun Wei Yeo, i njohur gjithashtu si Dickson Yeo, të premten u akuzua si fajtor në një gjykatë federale , pasi punonte si një agjent i paligjshëm i qeverisë kineze në 2015-2019, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA në një deklaratë. Ai u akuzua më herët për përdorimin e postit të tijë në SHBA si një “front” ku mblidhte informacione të vlefshme për palën kineze. Teksa ka pranuar fajin, ai ka thënë se manipulonte raporte dhe kryente edhe mashtrime me lejet e sigurisë së nivelit të lartë.

SHBA i la një afat prej 72 orësh diplomatëve kinezë për të lënë konsullatën e Houston-it, dhe më pas mediat raportuan se zyrtarë amerikanë hynë me forcë për të bastisur konsullatën kineze.

Tensionet janë rritur midis dy fuqive bërthamore për disa çështje kryesore. Administrata e Presidentit Donald Trump është përplasur në mënyrë të përsëritur me Pekinin mbi tregtinë dhe pandeminë e koronavirusit, si dhe imponimin e Kinës për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jun wi yeo tensionet shba-kine jun wi yeo tensionet shba-kine

Sondazh

Poll