Bota

Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 109 pacientë fitojnë betejën me virusin, shkon në 2902 numri i të infektuarve aktivë

25 Korrik 2020, 07:18 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 109 pacientë fitojnë

KOSOVË -Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me koronavirusin 109 pacientë. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova numëron 3614 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë numri i personave akttivë është 2902.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 494 testime nga të cilët 213 rezultuan pozitive. Numrin më të lartë të të prekurve e ka Prishtina me 80.

Sipas të dhënave të Institutit në total rastet pozitive në Kosovë janë 6680, nga të cilët 164 kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3,614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,902. Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 80 raste, komuna e Prizrenit 17 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 14 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Drenasit 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Suharekës 7 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Deçanit 3 raste, komuna e Malishevës 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll