Politike

Listat e hapura? Shehi: Prodhojnë kualitet por shpesherë fiktiv, jam për ndryshimin e sistemit

25 Korrik 2020, 06:20 Nga DOSJA
Listat e hapura? Shehi: Prodhojnë kualitet por shpesherë fiktiv, jam

TIRANË- Dashamir Shehi, ish-deputet dhe kreu i LZHK, komentoi mbëmjen e djeshme zhvillimet e fundit politike dhe kërkesën e opozitës për lista të hapura. Në një intervistë në RTV Ora, Shehi tha se se listat 100% të hapura mund të prodhojë kualitet, por sipas tij shpeshherë është fiktiv.

Sipas tij më e mira për Shqipërinë sot do ishte ndryshimi i sistemit, nga propocional në atë mazhoritar të korrektuar.

‘Unë nuk e shikoj si ndonjë gjë të madhe, unë jam për ndryshimin e sistemit. Siç ka nevojë Shqipëria të përmirësojë të gjitha gjërat, edhe sistemi politik duhet të përmirësohet. Këtu iu mëshua më shumë idesë për të kontrolluar votën, pjesës administrative, idesë për të mos vjedhur votën. Edhe kjo është e rëndësishme, sepse po u vodhën votat, sistemi del jashtë loje, por unë do e kisha ndryshuar.”

”Sistemi i vjetër mazhoritar i korrektuar me propocionalin i bën më shumë punë Shqipërisë, sepse njerëzit dilnin përballë me qytetarët dhe partitë kishin mundësitë të korrektonin dhe të ruanin një pjesë të kuadrove të veta e mund të bënin një politikë promovuese për të rinjtë ose gratë. Mund të bëhej një skenë më e mirë politike dhe nuk do kishim nevojë t’i hynim një eksperimenti. Listat e hapura prodhojnë një lloj kualiteti por shpeshherë eshtë fiktiv. Te lista do privilegjohen ato që janë njerëz publik më shumë, të rinjtë e kanë të vështirë”, u shpreh ai. 

Propozimi për hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga opozita e bashkuar. Basha në një deklaratë pas takimit me aleatët tha se kanë mandatuar Bylykbashin dhe Vasilin që të bëjnë këtë propozim në Këshillin Politik. Propozimin e Bashës nuk e pranoi as Rama dhe as Gjiknuri në Këshillin Politik. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi hapja e listave opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave dashamir shehi hapja e listave opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave

Sondazh

Poll

Politike 24 Korrik 2020, 19:15

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e opozitës së bashkuar për kërkesën e tyre për hapjen e 100% të listave. Në një deklaratë për mediat,...