Aktualitet

Kishte fshehur 9 kg kokainë tek çanta e pazareve, pranga 27-vjeçarit shqiptar në Itali

25 Korrik 2020, 07:27 Nga DOSJA
Kishte fshehur 9 kg kokainë tek çanta e pazareve, pranga

ITALI-Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi po transportonte drogë. I riu ndodhej në timonin e një furgoni, kur është ndaluar nga policia në Gallarate. Brenda në furgon gjatë kontrolleve u gjetën 8 pako me kokainë me peshë rreth 9 kg, të futura në një çantë pazari të një marke të njohur.

Shqiptari i cili kishte leje qëndrimi në Itali shfaqi nervozizëm në momentin kur u ndalua për kontroll nga patrulla. Tashmë ai ndodhet në burgun e Busto Arsizio, në pritje të gjykimit. Sasia e drogës ndërkohë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Marrë dhe përshtatur nga Ilgiorno.it

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali shqiptari kapet me 9 kg kokaine ne itali arrestohet shqiptari ne itali shqiptari kapet me 9 kg kokaine ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2020, 05:24

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka analizuar situatën e pandemisë në Shqipëri dhe ka treguar se cilat kanë qenë vendimet e duhura dhe të ...