Aktualitet

Shkon në 129 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë tek Infektivi edhe një 74-vjeçar nga Kruja

25 Korrik 2020, 06:04 Nga DOSJA
Shkon në 129 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë tek

TIRANË- Një 74-vjeçar, i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga COVID-19.

I moshuari kishte disa ditë që ishte në terapi intensive dhe gjendja e tij ishte rëndëuar. Po ashtu burime bëjnë me dije se ai ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

74-vjeçari, bëhet viktima e 129 nga COVID-19, por ende ministria e Shëndetësisë nuk ka një njoftim zyrtar për vdekjen e tij. 

Dje pasdite ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima dhe 104 raste të reja. Po ashtu bëhet me dije se vijon të ketë shtrime në të dyja spitale COVID. Tani në Shqipëri janë 1834 raste aktive dhe që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 128 pacientë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2020, 05:24

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka analizuar situatën e pandemisë në Shqipëri dhe ka treguar se cilat kanë qenë vendimet e duhura dhe të ...